Deputeti Korab Lita mohon ta ketë kërcënuar deputeten Hajdari
28 tetor 2019
| 15:06
Pas deklaratave të deputetes Rudina Hajdari se kjo e fundit është kërcënuar, deputeti i opozitës parlamentare, Korab Lita ka mohuar faktin se është ai që ka kërcënuar deputeten.
Në një deklaratë për gazetarët jashtë Kuvendit, Lita ka thënë se nuk mban përgjegjësi ndaj kërcënimeve për Rudina Hajdarin. “Nuk kam kërcënuar askënd. Nuk mbaj përgjegjësi ndaj kërcënimeve për Rudina Hajdarin. Njësoj si Hajdari mund të jem kërcënuar edhe unë”, ka thënë Lika. /TCh/