Deputeti letonez i “bashkohet legjionit të luftëtarëve të huaj” në Ukrainë
Një deputet letonez ka udhëtuar në Ukrainë për të luftuar kundër forcave ruse, ka konfirmuar ministri i drejtësisë i Letonisë.
Juris Jurass, i cili është kryetar i Komitetit të Çështjeve Ligjore të Parlamentit Letonez, i është bashkuar një liste në rritje të luftëtarëve të huaj në Ukrainë.
“Ai ka dalë vullnetar për të mbrojtur territorin e Ukrainës dhe për të luftuar kundër pushtuesve”, tha të martën Ministri i Drejtësisë, Janis Bordans.
“Ai e mori vendimin bazuar në parimet private dhe morale”, tha ai, raporton euronews.
Jurass, 46 vjeç, është anëtar i Partisë së Re Konservatore, e cila kryesohet nga Bordans.
Ukraina ka krijuar një legjion “ndërkombëtar” për njerëzit nga jashtë dhe presidenti, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar publikisht të huajve të luftojnë përkrah ukrainasëve.
Ukraine4Freedom, një projekt vullnetar nga studentët në Universitetin Kombëtar të Akademisë së Kyiv-Mohyla, shkroi gjithashtu në Twitter se Jurass ishte bashkuar me një njësi legjioni të huaj.
Asambleja Letoneze (Saeima) nuk ka komentuar më tej vendimin e deputetit.
Jurass kishte marrë pjesë më parë në protestat kundër luftës në Letoni dhe ishte fotografuar duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Jo luftë”.
Juris Jurašs, the current Chairman of the Legal Committee of the Seimas and the leader of the ruling faction of the Conservative Party of Latvia, came to Ukraine to join the Foreign Legion and defend Ukraine from the occupier. pic.twitter.com/uVhRVXcsFG
— Ukraine 4 Freedom (@uawarinfo) March 8, 2022