Deputeti Lushtaku çdo të hënë pret në takim qytetarët
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka bërë me dije se çdo të hënë do t’i pres në takim qytetarët.
Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ketë vendim e ka marrë me qellim të informimit të drejtë dhe rritjes së transparencës.
Postimi i plotë i Lushtakut:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Më qëllim të informimit të drejtë, rritjes së transparencës, dëgjimit të sugjerimeve por edhe të kërkesave të juaja, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ju njoftoj se do të filloj të pres qytetarët e interesuar për takime në Kuvendin e Kosovës. Takimet do të zhvillohen çdo të hënë nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në zyrën e Grupit Parlamentar të PDK-së. Në këtë aplikacion www.mergimlushtaku.com/rezervo/, secilit prej jush ua mundëson përcaktimin e saktë të kohës së takimeve.
Është shumë e nevojshme që ne si përfaqësues të popullit, të ruajmë kontaktet me zgjedhësit tanë, të dëgjojmë sugjerimet, kërkesat, shqetësimet, që janë të natyrës së përgjithshme e të cilat kanë nevojë të trajtohen institucionalisht. Duke dëgjuar shqetësimet dhe problemet tuaja, ne deputetët bëjmë ligje e politika më të mira dhe ju përfaqësojmë siç duhet.
Faleminderit për mbështetjen tuaj. Mirupafshim.
https://www.facebook.com/mergim.lushtaku/photos/a.349317115149478/1995280023886504/?type=3&theater