Deputeti Lushtaku: Me Hamzën kryeministër, qytetarët do të kenë të drejtën të importojnë vetura më të vjetra se 10 vjet

30 tetor 2024 | 23:05

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka reaguar pasi deputetët e pushtetit kanë refuzuar propozimin e tij që qytetarët të kenë mundësi të importojnë vetura më të vjetra së 10 vjet.

Pavarësisht kësaj, Lushtaku është zotuar se me Bedri Hamzën kryeministër do të bëhet e mundur të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet

“Me qëllim që të lejohet importi i veturave më të vjetra se 10 vjet, në Kuvendin e Kosovës kam propozuar ndryshimin e Ligjit për Automjete. Ashtu siç i harruan premtimet, tash po i injorojnë edhe kërkesat dhe nevojat e drejtpërdrejta të qytetarëve.
Pushteti i Vetëvendosjes, edhe kësaj here, u vendos në anën e kundërt të interesave të qytetarëve. Unë premtoj që, me Bedri Hamzën kryeministër, ky kufizim do të bie poshtë dhe qytetarët do të kenë të drejtën të importojnë vetura më të vjetra se 10 vjet”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëtarët e linjës Milano-Prishtinë të cilët kanë udhëtur me kompaninë…