Deputeti Lushtaku takohet me përfaqësuesit e kolegjit Heimerer
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka vizituar të mërkurën njërin ndër institucionet prijatare në Kosovë, në fushën shkencave shëndetësore, Kolegjin Heimerer.
Gjatë kësaj vizite, Lushtaku ka takuar përfaqësuesit e këtij institucioni, të cilët e kanë njoftuar me të arriturat e Kolegjit Heimerer, bashkëpunimin vendor dhe ndërkombëtar.
“U shpreha gatishmërinë time të plotë për të komunikuar dhe bashkëpunuar me drejtuesit e institucionit në fjalë për çdo çështje që është me interes, si dhe u ofrova mbështetje për sfidat me të cilat ballafaqohet jo vetëm Kolegji Heimerer. Po ashtu, drejtuesve të Kolegjit u shfaqa kënaqësinë time për më të arriturat e tyre dhe kontributin që po ua ofrojnë shoqërisë në avancimin e shkencave shëndetësore si dhe zhvillimin dhe promovimin e profesioneve të reja deficitare në vend dhe rajon siç janë Logopedia, Ergoterapia, Pedagogjia Profesionale në Shëndetësi, Teknik Laboratori dhe Infermieria”, ka thënë deputeti Lushtaku.