Deputeti Lushtaku: Ushtria duhet të bëhet, FSK-ja është gati
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku është takuar të mërkurën me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, nga i cili është informuar për progresin e bërë muajve të fundit në këtë forcë.
“FSK-ja ka arritur të bëhet një forcë profesionale, me standarde të NATO-s, e cila është shembull i përfaqësimit gjinor dhe etnik. Transformimi i saj në Forca të Armatosura të Kosovës është në të mirën e qytetarëve të të gjitha komuniteteve dhe mbi të gjitha, në të mirën e shtetit tonë. Forca e Sigurisë është e përgatitur dhe është e gatshme të marrë përgjegjësi që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe të kontribuojë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe atij global”.
“Unë e sigurova Komandantin Rama se do të angazhohem maksimalisht në mundësitë e mia si deputet i Kuvendit të Kosovës që finalizimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës te ndodh sa me shpejt, e i cili është një prej prioriteteve nacionale të vendit tonë. Çelësi i suksesit i Forcës së Sigurisë është bashkëpunimi dhe partneritetin me NATO-n”, ka shkuar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/