Deputeti Lushtaku viziton nënkryetarin e OVLUÇK-së, Migjen Shala
25 dhjetor 2020
| 16:41
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka vizituar nënkryetarin e OVLUÇK-së, Migjen Shala.
Lushtaku përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se si popull duhet gjithmonë të jemi afër atyre që kontribuuan në lirinë tonë dhe të mos i harrojmë ata.
“Kisha nderin të jem mysafir i mikut tim i cili ngërthen në vete vlera të mëdha njerëzore, patriotike dhe kombëtare, tek veterani i UÇK-së, Migjen Shala. I urova shërim sa më të shpejtë pas disa problemeve shëndetësore që kishte pasur. Ne si popull duhet gjithmonë që të jemi afër atyre që kontribuuan në lirinë tonë dhe të mos i harrojmë ata. Duke respektuar të kaluarën, ne më lehtë ndërtojmë të ardhmen më të ndritur!”, ka shkruar deputeti Lushtaku.