Deputeti opozitar zhvishet në Parlament, kjo është arsyeja

15 tetor 2020 | 12:27

Një politikan opozitar në Meksikë, ka gjetur një mënyrë unike për të ironizuar korrupsionin në vend.

Ai ka zgjedhur të zhvishet në mes të seancës plenare. Bëhet fjalë për deputetin Antonio Garcia Conejo, i cili është shfaqur i veshur vetëm me mbathje duke qëndruar në një podium.

“Ju keni turp të më shihni lakuriq, por nuk keni turp të shihni njerëzit tuaj duke lëvizur në rrugë të zhveshur, zbathur dhe të uritur pasi u keni vjedhur të gjitha paratë dhe pasurinë e tyre”, deklaroi Conejo.

Postimi është parë më shumë se 7.4 milionë herë brenda pak ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar nga KFOR-i, 35…