Deputeti Peci: Isha dëshmitar i masakrës në tregun e Mitrovicë
Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, për këtë legjislaturë, Faton Peci ishte vetëm 30-40 metra nga vendi ku shpërtheu bomba në masakrën e tregut në Mitrovicë, 22 vjet më parë.
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka rrëfyer një gjë të padëgjuar. Ai ishte dëshmitar i Masakrës së Tregut që ndodhi 22 vite më parë.
Peci thotë se ishte vetëm 30-40 metra nga momenti i shpërthimit, dhe thotë që nuk do t’i harrojë britmat.
Statusi i plotë:
Sot 22 vite më parë, për koiçidencë e shtunë, ditë tregu në Mitrovicë, isha dëshmitar i masakres që u realizua përmes një predhe në tregun e qytetit.
Në kujtesë e kam të ngulitur momentin e shpërthimit të predhës, ku unë isha në një distancë 30-40 metra. Britmat e qytetarëve pas eksplodimit do të mbeten çdo herë në kujtesën time.
Edhe pse vetëm 15 vjeçar për mua indikative kanë qenë 2 elemente që janë tregues që masakra ishte rralizuar nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit:
Policia nuk ishte prezent tek udhëkryqi i tregut, ku si rëndom qëndronin;
Helikopteri për pak sekonda është ngritur nga kazerma ushtarake në lagjen Bair, pas eksplodimit.
Kosova e pagoi cmimin e madh të lirisë, duke derdhur gjakun edhe të qytetarëve civil të pafajshëm.
I perjetshëm kujtimi për të rënët!