Deputeti Reçica bën homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj: Dëshmorët shkruan historinë duke dhënë jetën për çlirimin e vendit
Ish-Eprori i lartë i UÇK-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, së bashku me ish-kryeministrin e Kosovës, Gjeneral Agim Çekun, kryetarin e Ferizajit, Agim Aliun dhe ish-deputetin Bajrush Xhemajli, kanë bërë homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj në rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Reçica ka thënë se përkulemi përkulemi, para këtyre varreve të shenjta, për të treguar respektin tonë të pafund për dëshmorët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot, ne përkulemi, para këtyre varreve të shenjta, për të treguar respektin tonë të pafund për dëshmorët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me veprën e tyre të lartë të rënies në altarin e lirisë, ata kanë shkruar histori duke dhënë jetën për çlirimin e vendit”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
Njofitmi i plotë i Reçicës:
Homazhe pranë varrezave të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj, me rastin e 24 Vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Ferizajt.
Sot, ne përkulemi, para këtyre varreve të shenjta, për të treguar respektin tonë të pafund për dëshmorët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me veprën e tyre të lartë të rënies në altarin e lirisë, ata kanë shkruar histori duke dhënë jetën për çlirimin e vendit. Dëshmorët, me guximin dhe sakrificën e tyre, kanë vendosur themelet e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit tonë!