Deputeti Reçica dhe kryetari Aliu takim në Malmö me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit

14 tetor 2022 | 20:39

Koordinatori për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, Elmi Reçica dhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë zhvilluar takim me përfaqësuesin e kryetarit të qytetit Malmö të Suedisë.

Reçica ka shkruar se së bashku me z. Agim Aliu, u mirëpritën nga i deleguari i posaçëm i Kryetarit të Malmö-s, z.Anders Rubin, me të cilin bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit.

Bashkëpunimi ka të bëj me shkëmbimin e përvojave në fushën e kulturës dhe arsimit, ku ndër të tjera shpalosën potencialin e Komunës së Ferizajt, si dhe biseduan për rolin e Mërgatës nga Kosova, integrimin dhe kontributin e tyre në shoqërinë suedeze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjilan është e pakënaqur me vendimin të…