Deputeti Reçica dhe kryetari Aliu të interesuar për të sjellë në Kosovë përvojën e Suedisë për trajtimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza

13 tetor 2022 | 21:37

Koordinatori për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica, njëherësh edhe deputet i PDK-së dhe Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në Malmö të Suedisë, kanë vizituar kompaninë “Sysav” e cila merret me menaxhimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza, ku u pritën nga menaxhmenti i kësaj kompanie.

“Pamë nga afër punën profesionale dhe teknologjinë e duhur në trajtimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza me ç’rast shprehëm interesimin tonë, që këtë përvojë ta sjellim edhe në Ferizaj”, ka sdeklaruar z. Reçica.

“Në Malmö të Suedisë së bashku me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, vizituam kompaninë “Sysav” e cila merret me menaxhimin e mbeturinave, të udhëhequr nga Hågan Rylander, Gunilla Carlsson, Cherstina Thörnberg dhe kompaninë e trajtimit të ujërave të zeza me drejtuesit Carin Hernqvist e Jill Gustafsson, ku pamë nga afër punën profesionale dhe teknologjinë e duhur në trajtimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza me ç’rast shprehëm interesimin tonë, që këtë përvojë ta sjellim edhe në Ferizaj”, ka deklaruar z. Reçica në rrjetin social.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=692983622185998&set=pcb.692984252185935

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në hapësirat e Kolegjit AAB, në kuadër të Panairit Vjeshtor…