Deputeti Reçica dhe Romeo Franz vizituan shkollën shumetnike në Prizren
Me iniciativën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe Enis Kervan dhe me mbështetjen e fuqishme të kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, Kuvendi Komunal i Prizrenit, ka njohur gjuhën rome si gjuhë në përdorim zyrtar në këtë komunë.
Kështu ka bërë të ditur deputeti demokrat, Elmi Reçica.
Reçica ka deklaruar se bashkë me Kryesuesin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë, z. Romeo Franz dhe në shoqërim të kryetarit Totaj dhe deputetit Kervan, kanë vizituar ShFMU- në “Mati Logoreci” në Prizren, shkollë kjo multietnike në të cilën përveç nxënësve shqiptarë, në gjuhët e tyre respektive mësojnë edhe nxënësit nga komuniteti rom, turk dhe ai boshnjak.
“Pas shumë kërkesave dhe insistimeve të komunitetit rom, të shoqatave të ndryshme të Prizrenit, me iniciativën time dhe kolegut Enis Kervan, me mbështetjen e fuqishme të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, Kuvendi Komunal i Prizrenit njohu gjuhën rome si gjuhë në përdorim zyrtar në këtë komunë.
Me këtë shkas, bashkë me Kryesuesin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë, z. Romeo Franz dhe në shoqërim të kryetarit Totaj dhe deputetit Kervan, vizituam ShFMU- në “Mati Logoreci” në Prizren, shkollë kjo multietnike në të cilën përveç nxënësve shqiptarë, në gjuhët e tyre respektive mësojnë edhe nxënësit nga komuniteti rom, turk dhe ai boshnjak”, ka shkruar Reçica.
Njoftimi i plotë i deputetit Elmi Reçica:
Pas shumë kërkesave dhe insistimeve të komunitetit rom, të shoqatave të ndryshme të Prizrenit, me iniciativën time dhe kolegut Enis Kervan, me mbështetjen e fuqishme të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, Kuvendi Komunal i Prizrenit njohu gjuhën rome si gjuhë në përdorim zyrtar në këtë komunë.
Me këtë shkas, bashkë me Kryesuesin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë, z. Romeo Franz dhe në shoqërim të kryetarit Totaj dhe deputetit Kervan, vizituam ShFMU- në “Mati Logoreci” në Prizren, shkollë kjo multietnike në të cilën përveç nxënësve shqiptarë, në gjuhët e tyre respektive mësojnë edhe nxënësit nga komuniteti rom, turk dhe ai boshnjak.
Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur shohim shembuj të tillë të zhvillimit të mësimit. Komunitetet jo shumicë në Kosovë janë vlerë e shtuar e shoqërisë kosovare. Komuna e Prizrenit është model në këtë drejtim.
Shembuj të tillë inkluziv i japin kuptim demokracisë dhe respektimit në praktikë të lirive dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të komuniteteve jo shumicë në veçanti.