Deputeti Reçica: E kujtojmë dhe nderojmë me respekt bashkëluftëtarin, Sabit Veselin

06 gusht 2024 | 21:02

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica së bashku me deputetë e zyrtar tjerë të partisë kanë bërë homazhe tek varri i heroit, Sabit Veseli.

Reçica përmes llogarisë së vetë në “Facebook”, ka thënë se e kujtojnë dhe e nderojnë me respekt të lartë personalitetin e shquar të luftëtarit Veseli, i cili kontribuoi në luftë për Pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Homazhe pranë varrit të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Heroit të Kosovës, Sabit Veseli.

Në 14-të vjetorin e kalimit në amshim, kujtojmë dhe nderojmë me respekt të lartë personalitetin e shquar, bashkëluftëtarin dhe bashkëveprimtarin, kontribuesin e jashtëzakonshëm të luftës për çlirim, ideatorin dhe vizionarin e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Në lidhje me deklaratën e zyrtarëve të…