Deputeti Reçica për mësuesin Sahit Salihu: Tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica e ka filluar ditën me vizitën tek mësuesi Sahit Salihu. tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare ka thënë se kontributi i mësuesit Sahit dhe gjithë mësueseve tjerë është i jashtëzakonshëm, pasi ata nuk besuan, luftuan dhe kurrë nuk u dorëzuan.
“Besuan, luftuan dhe kurrë nuk u dorëzuan – kjo është historia e atyre që kontribuuan shumë për vendin dhe e bënë të mundur të pamundurën. Kjo është edhe historia e mësues Sahitit, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare”, ka shkruar deputeti Reçica në “Facebook”.
Postimi i plotë i deputetit Reçica:
Besuan, luftuan dhe kurrë nuk u dorëzuan – kjo është historia e atyre që kontribuuan shumë për vendin dhe e bënë të mundur të pamundurën. Kjo është edhe historia e mësues Sahitit, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.😇
Ditën e fillova me vizitë tek mësuesi Sahit Salihu për t’i uruar shëndet dhe për t’i shprehur prapë respektin tim për kontributin e tij.🙌
Mësues i nderuar, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, mik i Fazli Grajçevcit dhe i shumë veteranëve të tjerë – mësuesi Sahit është simbol i dijes dhe i humanizmit.
Në kohën e okupimit serb, ai kishte një bibliotekë me mbi 7000 tituj librash, të cilën e kishte dhënë në shërbim të qytetarëve të Ferizajt. Mësuesi Sahit kishte një miqësi të veçantë me prindërit e mi, gjatë kohës së mbajtjes sime në burg, i kishte vizituar rregullisht, duke inkurajuar që të qëndrojnë stoikisht, ishte mik edhe i të gjithë qytetarëve të Ferizajt.
Mësuesit e tillë na inspiruan që sfidat e jetës nuk duhet të na lëkundin synimet tona dhe rrënjosën tek ne besimin që asnjë sfidë të mos jetë e pakapërcyeshme.
Mësuesi Sahit, paq jetë të gjatë dhe të lumtur!🙏🏻