Deputeti Reçica pranon një dhuratë të veçantë, “Tfala nga Lugina”

03 janar 2025 | 16:19

Deputeti Elmi Reçica ka pranuar një dhuratë shumë të veçantë, “Tfala nga Lugina”, nga mërgimtari Flamur Salihu, i cili jeton dhe vepron në St. Gallen të Zvicrës.

“Pata kënaqësinë dhe nderin të pranoj një dhuratë shumë të veçantë, ‘Tfala nga Lugina’, nga mërgimtari dhe miku im, Flamur Salihu, i cili jeton dhe vepron në St. Gallen, Zvicër. Faleminderit për këtë dhuratë të bukur dhe për vlerat që përcjell ky punim i veçantë!”, ka shkruar Reçica në “Facebook”, i cili është sërish kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai mban numrin 17 në listën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në “Facebook” se 2024-a është…