Deputeti Reçica pret në Kuvendin e Kosovës mergimtarin, Mentor Shehu
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, njëherit koordinator për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, ka pritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, mergimtarin Mentor Shehun së bashku me familjen e tij, i cili jeton dhe punon në Bon të Gjermanisë.
Kështu ka bërë të ditur Reçica në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Kisha nderin dhe kënaqësinë që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të mirëpres Mentor Shehun së bashku me familjen e tij, mërgimtar i suksesshëm i cili jeton dhe punon në Bon të Gjermanisë.
I njoftova me hapësirat e Kuvendit dhe me punën e angazhimin si deputet, në përfaqësimin dhe përkrahjen e interesave të qytetarëve dhe në veçanti të interesave të Mërgatës, krijimit të hapësirave dhe mundësive për të investuar kapitalin intelektual dhe ekonomik, në të mirë të zhvillimit të vendit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.