Deputeti Reçica: Rritet dhe fuqizohet PDK-ja në Kantonin e Aargaut
Në Lenzburg të Zvicrës, është mbajtur mbledhja e nëndegës së PDK-së në Aargau, me qëllim të organizimit dhe fuqizimit të mëtutjeshëm të PDK-së në të gjithë Zvicrën, ka theksuar deputeti i PDK-së, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporën në PDK, z. Elmi Reçica.
Z. Reçica njofton se në këtë mbledhje ku ishin të pranishëm veprimtarë, intelektualë e aktivistë, Kryetar i ri u zgjodh Veton Imeri, ndërsa kryesia u zgjerua me anëtar të rinj, Qazim Sefedini, Gëzim Leka dhe Qazim Zeneli.
Postimi i plotë i z. Reçica:
Mbrëmë në Lenzburg të Zvicrës u mbajt mbledhja e nëndegës së PDK-së në Aargau, me qëllim të organizimit dhe fuqizimit të mëtutjeshëm të PDK-së në të gjithë Zvicrën.
Në këtë mbledhje ku ishin të pranishëm veprimtarë, intelektualë e aktivistë, Kryetar i ri u zgjodh Veton Imeri, ndërsa kryesia u zgjerua me anëtar të rinj, Qazim Sefedini, Gëzim Leka dhe Qazim Zeneli.
Uroj dhe përgëzoj për zgjedhjen e Kryetarit të ri si dhe zgjerimin e kryesisë!