Deputeti Reçica së bashku me veprimtarë të tjerë nderojnë figurën e Demaçit
26 korrik 2023
| 13:19
Në 5-përvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, së bashku me veprimtarë të tjerë ka bërë homazhe në kujtim dhe nderim të personalitetit të shquar, atdhetarit të jashtëzakonshëm që shënoi faqen e historisë sonë kombëtare, Adem Demaçit.
“Sot e përgjithmonë nderojmë kujtimin për Nderin e Kombit, Bacë Adem Demaçin, i cili ishte frymëzues për të gjithë ne që u angazhuam për liri dhe të drejtat e shqiptarëve. Ai jeton në zemrat tona dhe është pjesë e pashlyeshme e historisë sonë kombëtare. Kujtesa e tij do të jetë një shkëndijë e përjetshme që do të na shoqërojë në sfidat e ardhshme, siç e bëri ai gjatë jetës së tij të shenjtë për kombin tonë”, ka thënë deputeti Reçica.