Deputeti Reçica takim me bashkatdhetarët në Suedi: Mërgata jonë meriton të dijë të vërtetën për mashtrimet e partisë në pushtet

16 tetor 2022 | 01:22

Koordinatori i Organizimit të Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, njëherësh deputet i PDK-së, Elmi Reçica, në një takim të organizuar me bashkatdhetarët tanë në Suedi, ka theksuar faktin se “zhvillimin më të madh që ka njohur Kosova në aspektin ekonomik dhe infrastrukturor, ka ndodhur në kohën kur në krye të qeverisë ka qenë Partia Demokratike e Kosovës”.

Në Malmö të Suedisë, së bashku me z. Reçica në takim ishte edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me ç’rast ishin të pranishëm bashkatdhetarë, intelektualë, veprimtarë të devotshëm, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalid të luftës e ndërmarrës të suksesshëm.

“Mërgata jonë meriton të dijë të vërtetën për mashtrimet e partisë në pushtet, të cilët nuk bënë asgjë për avancimin e integrimit dhe interesave të bashkatdhetarëve tanë, madje shuan Ministrinë për Diasporë, mashtruan me polisat e sigurimit, u izoluan nga Mërgata jonë”, ka shkruar Reçica.

Postimi i plotë i z. Reçica:

Mbrëmë në Malmö të Suedisë, së bashku me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun, patëm një takim me bashkatdhetarë, intelektualë, veprimtarë të devotshëm, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalid të luftës, e ndërmarrës të suksesshëm, me të cilët bashkëbiseduam për Mërgatën tonë që jeton dhe vepron në Suedi, për të arriturat e tyre në të gjitha sferat e jetës, për kontributin e madh në luftën, çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, për avancimin e të drejtave të tyre dhe integrimin në jetën dhe në të gjitha institucionet e Mbretërisë së Suedisë dhe për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar.

Të angazhuar për të thënë të vërtetën e munguar në Mërgatë, theksuam faktin se zhvillimin më të madh që ka njohur Kosova në aspektin ekonomik dhe infrastrukturor, ka ndodhur në kohën kur në krye të qeverisë ka qenë Partia Demokratike e Kosovës. Sot, Kosova po përjeton krizën më të madhe ekonomike si pasojë e keqqeverisjes të partisë në pushtet, rritjen enorme të çmimeve, bllokimin e investimeve kapitale, ndaljen e të gjitha projekteve zhvillimore dhe projekteve të reja.

Institucionet e Kosovës nuk janë duke bërë sa duhet për të mbrojtur ata që Kosovës i sollën lirinë, Pavarësinë dhe zhvillimin.

Andaj, Mërgata jonë meriton të dijë të vërtetën për mashtrimet e partisë në pushtet, të cilët nuk bënë asgjë për avancimin e integrimit dhe interesave të bashkatdhetarëve tanë, madje shuan Ministrinë për Diasporë, mashtruan me polisat e sigurimit, u izoluan nga Mërgata jonë.

https://www.facebook.com/photo?fbid=694696068681420&set=pcb.694696755348018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një studimi të ri shkencor në SHBA, njerëzit që…