Deputeti Reçica takoi konsullin japonez në Düsseldorf: Të rritet niveli i bashkëpunimit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporën në PDK, ka takuar Konsullin e Japonisë në Düsseldorf, Iwama Kiminori, me të cilin ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke kërkuar që Zyra japoneze në Prishtinë të ngritet në nivel të ambasadës.
Diskutuam për diversitetin e traditave të popujve tanë, të cilat ofrojnë një horizont të ri për të u njoftuar me kulturën dhe traditën e lashtë mes popujve, si dhe për diasporën në përgjithësi, ka shkruar Reçica.
Postimi i tij në facebook:
Gjatë qëndrimit tim në Gjermani, takova Konsullin e Përgjithshëm të Mbretërisë së Japonisë në Düsseldorf, Iwama Kiminori, diplomat i karrierës dhe ish shef i protokollit në MPJ-së së Japonisë. Biseduam për marrëdhëniet në mes të Japonisë dhe Kosovës dhe shpreha nevojën e rritjes në nivel më të lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke kërkuar që zyra japoneze në Prishtinë të ngritet në nivel të ambasadës.
Falënderova për ndihmën dhe mbështetjen e Japonisë që i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës. Diskutuam për diversitetin e traditave të popujve tanë, të cilat ofrojnë një horizont të ri për të u njoftuar me kulturën dhe traditën e lashtë mes popujve, si dhe për diasporën në përgjithësi, ku diaspora japoneze ka mbi 10.000 mijë qytetarë të integruar në Düsseldorf, kryesisht biznesmen si dhe për diasporën tonë e cila është e integruar dhe e përfaqësuar në shoqërinë gjermane.