Deputeti Reçica takon bashkëluftëtarët në Suedi: Vazhdojmë bashkë të punojmë për Kosovën!
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporën i PDK-së, Elmi Reçica, gjatë qëndrimit në Suedi, ka takuar sot bashkëluftëtarët e tij, Imer dhe Safet Rexha.
Z. Reçica, ka shkruar se “së bashku do të vazhdojmë të punojmë për Kosovën dhe do të angazhohemi në vazhdimësi që ta fuqizojmë Degën e PDK-së në Suedi”.
Postimi i plotë i Elmi Reçicës:
Kënaqësi shumë e veçantë të takoj dhe të bashkëbisedoj me bashkëvendasit dhe bashkëluftëtarët e mi, Imer dhe Safet Rexha.
Punëtorë të jashtëzakonshëm, qytetarë dhe atdhetarë të devotshëm, të cilët lanë jetën e luksit të Suedisë dhe u rreshtuan në radhët e UÇK-së.
Atë kohë Safeti u plagos rëndë në luftë kundër armikut dhe sot është invalid i luftës, i cili falë Zotit gëzon shëndet të mirë.
Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për Kosovën dhe do të angazhohemi në vazhdimësi që ta fuqizojmë Degën e PDK-së në Suedi.