Deputeti Reçica takon dy biznesmenët e suksesshëm shqiptarë Hektor Beqiri dhe Isa Gashi
21 shkurt 2023
| 14:07
Deputeti Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Diasporës në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), gjatë qëndrimit në Zvicër në kuadër në festimit të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka takuar shumë mërgimtarë të suksesshëm, të cilët kanë shprehur interesim për të bashkëpunuar në interes të vendit.
“Hektor Beqiri dhe Isa Gashi, janë veprimtarë e atdhetarë të shquar, njëherësh biznesmenë shumë të suksesshëm të cilët gëzojnë autoritet dhe besueshmëri si tek bashkatdhetarët dhe po ashtu tek shteti mirëpritës, Gjermania ku ata jetojnë dhe punojnë”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.