Deputeti Reçica: Të rinjtë tanë në diasporë të gatshëm ta zhvillojnë Kosovën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporën brenda PDK-së, gjatë qëndrimit në Suedi, ka takuar të rinjtë ndërmarrëse të suksesshëm, të gatshëm të përkrahin zhvillimin e Kosovës.
Deputeti Reçica ka shkruar se në Malmö të Suedisë ka takuar ndërmarrësit e rinj e të suksesshëm siç janë Agron Shala dhe Denis Gashi, të cilët jetojnë dhe punojnë në Varberg.
Postimi i z. Elmi Reçica:
Kënaqësi e veçantë që në Malmö të Suedisë të takoj ndërmarrës të rinj e të suksesshëm siç janë Agron Shala dhe Denis Gashi, të cilët jetojnë dhe punojnë në Varberg.
Gjenerata e re e shqiptarëve në diasporë, me potencialin dhe përgatitjen profesionale që kanë, janë të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe të investojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.