Deputeti Reçica vazhdon aktivitetet me bashkatdhetarë në Gjermani, Naser Sadiku zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në Heilbronn

04 mars 2023 | 11:48

Deputeti Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Diasporës në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur një takim me bashkatdhetarë, veprimtarë të shquar dhe biznesmenë që jetojnë dhe punojnë në Heilbronn të Gjermanisë.

“Në Heilbronn të Gjermanisë, në ambientet e kompanisë shumë të suksesshme Dervishaj GmbH, të biznesmenit Shahin Dervishaj, u mbajt Kuvendi i Parë zgjedhor i nëndegës së PDK-së për këtë qytet”, ka shkruar Reçica në llogarinë e tij në “Facebook”.

Reçica ka bërë të ditur se PDK-së i janë bashkruar shumë veprimtar e biznesmend të sukses’shëm.

“Është kënaqësi që të mirëpresim në familjen e madhe politike të PDK-së, z. Shahin Dervishaj së bashku me një numër të madh të mërgimarëve, të cilët iu bashkuan vizionit të PDK-së, për të ia kthyer dinjitetin Kosovës dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar ndër tjera Reçica.

Poashtu Reçica ka bërë të ditur se kryetar i nëndegës së PDK-së për këtë rrethinë është zgjur Naser Sadiku si dhe poashtu është votuar për Kryesinë dhe Delegatët për Kuvend të Degës

Njoftimi i plotë i Reçicës:

Në Heilbronn të Gjermanisë, në ambientet e kompanisë shumë të suksesshme Dervishaj GmbH, të biznesmenit Shahin Dervishaj, u mbajt Kuvendi i Parë zgjedhor i nëndegës së PDK-së për këtë qytet.

Në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit, si dhe të veprimtarit Agron Haradinaj, u mbajt një minutë heshtje. Të pranishëm në këtë takim kishte veprimtarë të shquar, aktivistë të devotshëm të PDK-së, biznesmenë të suksesshëm dhe intelektualë, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre që të jenë pjesë aktive e aktualitetit politik.

Është kënaqësi që të mirëpresim në familjen e madhe politike të PDK-së, z. Shahin Dervishaj së bashku me një numër të madh të mërgimarëve, të cilët iu bashkuan vizionit të PDK-së, për të ia kthyer dinjitetin Kosovës dhe qeverisjen e mirë.

Me këtë rast, kryetar i nëndegës u zgjodh Naser Sadiku dhe poashtu u votua për Kryesinë dhe Delegatët për Kuvend të Degës.

Uroj dhe përgëzoj themelimin e nëndegës si dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të saj.

Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për fuqizimin dhe strukturimin e PDK-së në Mërgatë.

Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak javë pasi vizitoi krerët e UÇK-së në Hagë,…