Deputeti Reçica vazhdon takimet me bashkatdhetarë, bisedon për forcimin e PDK-së
21 shkurt 2023
| 11:34
Deputeti Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Diasporës në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur një takim me bashkatdhetarë, veprimtarë të shquar dhe biznesmenë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, struktura të Degës së PDK-së si dhe bashkatdhetarë nga Düsseldorfi, Hamburgu dhe Müncheni.
“Mërgata jonë po e fuqizon gjithnjë e më shumë angazhimin për Kosovën dhe mbështetjen për Partinë Demokratike të Kosovës, duke u bashkuar kështu rreth vizionit për një të ardhme të ndritur dhe për t’ia kthyer dinjitetin dhe qeverisjen e mirë Kosovës”, ka thënë Reçica.