Deputeti Selimi nderon dëshmorët e Dushkajës dhe të Brigadës 132 ‘Myrtë Zeneli’

17 maj 2019 | 12:11

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Rexhep Selimi, ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve të Dushkajës dhe të Brigadës 132 ‘Myrtë Zeneli’ në Jabllanicë.

Ai ka thënë se si në çdo 17 Maj, tash e 20 vite rresht, përkulet pranë emblemës së UÇK-së dhe lavdisë së dëshmorëve.

“Në ditën e dëshmorëve të Dushkajës dhe të Brigadës 132 ‘Myrtë Zeneli’ në Jabllanicë, kujtojmë Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorët e rënë për liri. Sot ishim aty bashkë me Kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Gjakovës Z. Agon Batusha si dhe aktivistë e shokë të kësaj qendre. Si në çdo 17 Maj, tash e 20 vite rresht, përkulemi pranë emblemës së UÇK-së dhe lavdisë së dëshmorëve. Lavdi e përjetshme të rënëve për atdhe”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Rexhep Selimi

Fotografia e Rexhep Selimi

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha me bashkëpunëtorë,…