Deputeti Selmanaj: Sot humbëm dy artistë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se Kosova sot humbi dy artistë Isë Llapqevën dhe Adem Mikullovcin.
“Mëngjesi i sotëm zbardhi me humbjen e dy artistëve, rapsodin e madh Isë Llapqeva dhe aktorin e mirënjohur Adem Mikullovci!”, ka shkruar Selmanaj. Postimi i plotë i Selmanajt në “Facebook”: Mëngjesi i sotëm zbardhi me humbjen e dy artistëve, rapsodin e madh Isë Llapqeva dhe aktorin e mirënjohur Adem Mikullovci!
Një foto që mbetët më vlerë në jetën time! Ishte marsi i vitit 2001, sapo isha liruar nga burgjet e Serbisë! Isë Llapqeva me grupin e tij folklorik dhe Ramush Haradinaj kishin ardhur për t’më uruar lirimin tim nga burgu…
Baca Isë ishte burrë tipik i traditës! Ai me plisin e tij të bardhë në kokë kur fliste i kishte hije fjala në kuvendin e burrave! Kut fliste e këndonte baca Isë, aty ka mbretëruar qetësia! ‘Sy e vesh’ siç thotë populli ishin ka ai, ka kuvendi e kënga e tij! Rapsodi i madh i folklorit shqiptar Isë Llapqeva mbetët në kujtesën historike si një nga këngëtarët me vlera të vërteta artistike të kulturës shqiptare! Shpirti i tij u prehtë në paqen e pasosur!