Deputeti serb dënon vrasjen e policit të Kosovës

29 shtator 2023 | 08:28

Deputeti serb Gjorgje Miketiq e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku.

Ai tha se është e nevojshme të bëhet një hetim i plotë për atë çfarë ndodhi në Banjskë.

“Çdo gjë që ka ndodhur të dielën ishte e tmerrshme. Unë e dënoj fuqishëm vrasjen e një polici. Po ashtu, edhe përdorimin e tmerrshëm të dhunës nëse ka ndodhur, duhet dënuar”, tha Miketiq për Euronews Albania.

“Ne nuk e dimë sa njerëz janë vrarë dhe ne duhet të caktojmë sa serbë janë plagosur apo dorëzuar. Kemi nevojë për një hetim për këtë çështje”, theksoi ai.

Deputeti i partisë “Zajedno” apo (Së Bashku) tha se e kishte pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me informacionin se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ishte në mesin e sulmuesve të Policisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vdekjes së terroristëve në përleshjet me policinë e Kosovës,…