Deputeti serb i RS e shan me nënë kolegun e tij në seancë
Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ka përfunduar seanca e Kuvendit Kombëtar të Republikës Srpska, e cila ka filluar dje në orën 10:00.
Seanca përfundoi pasi përfaqësuesit diskutuan për Projektligjin për ndërmarrësit e vetëpunësuar.
Mirëpo seanca e mbajtur dje u shënua nga një skandal i ri.
Gjegjësisht, pa asnjë shpjegim seanca e Kuvendit Popullor të Republikës Srpska mbrëmë është shtyrë deri në orën 23:00, ndonëse sipas Rregullores së punës, ora e punës është caktuar deri në 20:00.
Atmosfera në sallë ishte shumë e tensionuar që në fillim të seancës dhe kryetari Stevandiq u përpoq në çdo mënyrë t’i poshtërojë deputetët e opozitës duke u mbajtur atyre leksione dhe duke komentuar çdo diskutim.
Kulmi dhe incidenti më i madh ndodhi në fund të seancës.
Pasi përfaqësuesi Nebojsha Vukanoviq pyeti Ministrin e Ekonomisë të RS-së Vojin Mitroviq nëse gruaja e tij është investitore në një termocentral solare prej 260 milionë markash në Bileca, nga i merr paratë dhe nëse është në konflikt interesi, sepse si ministër ai vendos për koncesionin e gruas së tij, ministri fillimisht u përgjigj pozitivisht dhe konfirmoi se informacioni ishte i saktë, se ai kishte 600 milionë marka, dhe më pas pa provokuar shau nënën e Vukanoviqit.