Deputeti serb propozon që seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë të mbahet në Kosovë

25 korrik 2022 | 12:19

Deputeti i Kuvendit të Serbisë, njëherësh kryetar i Lëvizjes “Dveri”, Boshko Obradoviq, ka propozuar që seanca konstituive e parlamentit të Serbisë të mbahet në Kosovë.

Ai ka thënë se është çështje marrëveshjeje nëse ajo ditë mbahej në Graçanicë apo në Mitrovicë, por se sipas tij “sigurisht është me rëndësi të madhe që të jetë në Kosovë”, raporton “Danas”.

“Do të ishte gjithashtu një mundësi unike që të 250 deputetët të dislokohen në atë mënyrë që të vizitojnë të gjitha pjesët e Kosovës dhe të shohin drejtpërdrejt se si jetojnë serbët dhe qytetarët e tjerë të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Obradoviq.

Po ashtu, ai ka thënë se Kuvend i Serbisë mund të “refuzojë publikisht” kërkesën e Parlamentit Evropian për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe të kërkojë që negociatat e mëtejshme për Kosovën të kthehen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup…