Deputeti Shabani akuzon Qeverinë: Tejzgjatja si duket s’ka fund në zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë

12 gusht 2024 | 19:30

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Podujevë, deputeti Isak Shabani, ka reaguar rreth vonesave në zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë, dhe tejzgjatjes së saj e cila si duket s’ka fund.

Deputeti Shabani ka marrë shembull komunën e Ferizajt e cila me bugjet vetanak dhe pa asnjë mbështetje nga Qeveria ia ka dal ta bë metropol qytetin e vet, ndërsa në anën tjeter Qeveria edhe pse është duke operuar në një teren të rrafshët, në zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë, tejzgjatja si duket s’ka fund.

“Qeveria edhe pse është duke operuar në një teren të rrafshët, në zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë, tejzgjatja si duket s’ka fund. Pa aftësia dhe zvarritja e projekteve të tyre edhe pse të pakta, po i lënë qytetarët në vështirësi të shumëta si dhe me kosto në kohë dhe dëmtime materiale. Në anën tjetër, pa përmendur këtu autostradat e ndërtuara, kryeveprat tjera infrastrukturore në qeverisjen e PDK-së, e kemi shembullin e fundit në Komunën e Ferizajt, ku përkundër pengesave nga Qeveria, me të hyra vetanake, po përfundon projekte në kohë reale dhe të shpejt.”, ka shkruar Isak Shabani.

Postimi i plotë:

Qeveria edhe pse është duke operuar në një teren të rrafshët, në zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë, tejzgjatja si duket s’ka fund. Pa aftësia dhe zvarritja e projekteve të tyre edhe pse të pakta, po i lënë qytetarët në vështirësi të shumëta si dhe me kosto në kohë dhe dëmtime materiale. Në anën tjetër, pa përmendur këtu autostradat e ndërtuara, kryeveprat tjera infrastrukturore në qeverisjen e PDK-së, e kemi shembullin e fundit në Komunën e Ferizajt, ku përkundër pengesave nga Qeveria, me të hyra vetanake, po përfundon projekte në kohë reale dhe të shpejt.

Kjo analogji, jo vetëm që thekson kontrastin në qasjen ndaj projekteve, por gjithashtu nxjerr në pah aftësinë e PDK-së për të realizuar projekte komplekse dhe sfiduese me sukses, krahasuar me vonesat e dukshme dhe mungesën e përparimit në projektet e Qeverisë (VV-së) me buxhet të mjaftushem.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi, ka ngritur sot…