Deputeti Shabani: Besimi i qytetarëve në fitoren e PDK-së po rritet
06 tetor 2024
| 11:33
Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Isak Shabani, i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës po vazhdon takimet me aktivistë të partisë dhe banorë të komunës së Podujevës.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se sa më afër që po afrohet 9 shkurti, besimi i qytetarëve në fitoren e PDK-së po rritet.
“Kjo po dëshmohet nga takimet e përditshme me aktivistë dhe bashkëbisedimi me banorët e Komunës. Qeverisja aktuale e ka ndalur zhvillimin e Kosovës, dhe këtë e përjetojnë mbajtësit e familjeve çdo ditë. PDK, me profesionistët nga të gjitha fushat, të udhëhequr nga Bedri Hamza si kryeministër, do t’i ofrojë Kosovës një qeverisje zhvillimore. Ju falënderoj për mbështetjen!”, ka shkruar Shabani.