Deputeti Shala: Kryeministër, kontaktoi kryetarët e komunave ku janë paraqitur rastet me koronavirus

15 mars 2020 | 19:49

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i kontaktojë të paktën në telefon kryetarët e komunave, ku janë paraqitur rastet e infektimit me koronavirus.

Shala ka pohuar se këta kryetarë të komunave janë ankuar se Qeveria nuk u ka ofruar ndihmë.

“Kryeministër, kontaktoj të paktën në telefon kryetarët e komunave, ata të cilët në komunat e tyre janë paraqitur rastet e infektimit me koronavirus, sepse nuk infekohesh ti nga biseda telefonike! A je duke i ndëgjuar ata duke deklaruar që askush nga qeveria nuk ju ka ofruar ende asnjë ndihmë deri tash”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka raportuar 368 vdekje të tjera nga koronavirusi, një…