Deputeti Shala thotë se nuk kanë pushuar arsyet për ta hequr taksën
02 mars 2020
| 12:24
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se vendosja e taksës 100 për qind kundër Serbisë ka qenë e domosdoshme.
Shala, i cili në kohën e vendosjes se taksës ka qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se taksa është vendosur për ta mbrojtur vendin nga fushata e Serbisë kundër njohjes së Kosovës.
Po ashtu, Shala ka thënë se taksa është vendosur për t’i mbrojtur produktet vendore.
Ai ka thënë se nuk janë shuar arsyet për ta hequr taksën. Më tutje, Shala ka thënë se Kurti është duke i mashtruar qytetarët.