Deputeti Shala: Vendimi i Komitetit LIBE, hap drejt fundit të izolimit të Kosovës
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka uruar qytetarët e Kosovës për vendimin pozitiv të Komitetit LIBE për liberalizimin e vizave.
Ai ka thënë se ky vendim i ka hapur rrugë perspektivës properëndimore të Kosovës.
“Komiteti për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE), si një komitet permanent i Parlamentit Evropian, i cili ndan përgjegjësitë në mbrojtjen e lirive civile dhe të drejtave të njeriut, sot e dha votën pro vendimit për heqjen e regjimit të vizave për në ‘Schengen Area’, e disponueshme për të gjithë shtetasit kosovarë, kështu duke i dhënë fund izolimit të vendit dhe duke i hapur rrugë dhe kuptim, afërsisë, orientimit, perspektivës dhe në përgjithësi integrimit të mëtejshëm pro perëndimor të Kosovës! Urime të gjithë shtetaseve të Republikës së Kosovës, ky hap i mbarë”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/