Deputeti shqiptar në Bern thotë se miku i Kurtit fyu Trumpin, kërkon largimin e tij nga Asambleja Kombëtare

02 mars 2025 | 13:32

Korab Rashiti, deputet në Kantonin e Bernit ka reaguar pasi bashkëpresidenti i Partisë Socialiste të Zvicrës, Cedric Wermuth, ka fyer publikisht, Donald Trump.

Përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”, Rashiti ka shkruar se partia e tij SVP kërkon që ai të largohet nga Asambleja Kombëtare pasi me njerëz si ky rrezikohen marrëdhëniet midis Zvicrës dhe ShBA-së.

“Miku më i afërt i Albin Kurtit dhe aktivistëve të Vetëvendosjes (VV) në Zvicër, bashkë-presidenti i Partisë Socialiste të Zvicrës, Cédric Wermuth, ka fyer publikisht Donald Trump. Me njerëz si këta, interesat e vendeve të tyre janë seriozisht të rrezikuara! Partia ime SVP kërkon që ai të largohet nga Asambleja Kombëtare, në mënyrë që të mos rrezikojë marrëdhëniet tona të mira me ShBA dhe të mos vërë në rrezik negociatat e ardhshme me administratën amerikane për një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Zvicrës dhe ShBA, e cila do të ishte shumë e dobishme ekonomikisht për popullsinë zvicerane”, ka shkruar Rashiti.

Deputeti në Kantonin e Bernit, Rashiti, ka potencuar se Wermuth është mik i afërt i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Cedric Wermuth kishte publikuar një fotografi në rrjetin social, Instagram, ku shkruhej “F*ck you Trump”.

May be an illustration of text that says 'cedricwermuth 17.5Kfollowers 17.5K followers Voir le profil " FUCK YOU, MR. TRUMP."'.May be an image of 2 people, coffee cup and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rregull i ri është miratuar në futboll për portierët…