Deputeti suedez i përgjigjet thirrjes së Kurtit, jep 200 euro për Kosovën

15 prill 2020 | 11:27

Magnus Jacobsson, deputet në parlamentin suedez, ka dhuruar 200 euro për Kosovën për ta luftuar virusin “Korona”. Në një njoftim në “Facebook”, ai ka thënë se i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga Kosova. “Kam shumë shoqëri që vijnë nga Ballkani. Fatkeqësisht, janë të prekur me virusin ‘Korona’. Republika e Kosovës, një ndër vendet e prekura, bëri thirrje publike për ndihmë financiare gjatë kësaj krize. Vendosa t’ju ndihmoj me 200 euro”, ka njoftuar ai.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka hapur një fond, të cilin kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar të mbushë diaspora shqiptare, për t’u përballur me situatën e krijuar nga COVID 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët e futbollit lypset të presin gjatë deri sa të…