Deputeti Tahiri: Më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë
Shefi i grupit paralamentar të AAK-së Besnik Tahiri, thotë se më 28 nëntor sheshet do të mbushen me veteranë, si shenjë protestimi kundër situatës së krijuar si pasojë e mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në.
“Unë jam i bindur që kjo situatë nuk do të shkojë kështu. Shpejt vjen 28 nëntori, që është 27-vjetori i daljes publike të UÇK-së. Do të mbushen sheshesh me veteranë, sepse nuk do të munden më të iu durojnë”, u shpreh ai.
“Nuk ka gjë më të vështirë për një familje që e ka varrin pak më andej, e një veteran që mezi e lidh muajin me muaj, e me një të burgosur politik që është kalbur në burgjet e Serbisë, të dëgjojë në Kuvendin e Kosovës gjashtë vjet pas formimit të ushtrimit, se a ka apo s’ka ushqim”, shtoi Tahiri në seancën e jashtëzakonshme.