Deputeti turk ndërron jetë dy ditë pasi pësoi sulm në zemër gjatë fjalimit në Kuvend
Hasan Bitmez, deputet opozitar në Turqi, vdiq të enjten, dy ditë pasi kishte pësuar sulm në zemër e pasi kishte rënë në tokë në sallën e Kuvendit, përderisa po përfundonte një fjalim me kritika ndaj politikave qeveritare ndaj Izraelit.
Deputeti Bitmez ishte pjesë e partisë opozitare “Saadet”. Ai vdiq në një spital në kryeqytetin Ankara, tha para gazetarëve ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.
Bitmezi ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Gjatë transmetimit të seancës para dy ditëve, ai ishte parë duke rënë në dysheme, pasi kishte qëndruar në foltore, raporton agjencia “Reuters”.
Deputeti ishte duke e kritikuar partinë e presidentit Rexhep Erdogan për tregtinë e vazhdueshme me Izraelin pavarësisht nga lufta në Gaza e pavarësisht nga kritikat e ashpra retorike të Qeverisë ndaj bombardimit të Gazës nga Izraeli.
Paralajmërim: Pamje të ndjeshme!