Deputeti ukrainas: Do të vijë dita kur shteti im do ta njoh pavarësinë e Kosovës
Përfaqësuesi i Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko ka folur për vazhdimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, përkrahjen ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe për vizitën që ai do t’i bëj Kosovës më 27 tetor të këtij viti.
Ligjvënësi nga Ukraina shpreson se zëri i tij të dëgjohet dhe se Republika e Kosovës do të jetë pjesë e Këshillin e Evropës. Sipas tij një ditë edhe Ukraina do ta njoh Kosovën.
“Unë do të vazhdoj punën time në Ukrainë, do të vije dita kur Ukraina do të njoh Kosovën si shtet të pavarur”, theksoi ai në RTK.
Goncharenko ka falënderuar Kosovën për mbështetje ndaj Ukrainës dhe për ndihmën që ka dhënë gazetarëve ukrainas të cilët përmes një programi të përkrahur nga qeveria e Kosovës po qëndrojnë në Kosovë. Ai ka bërë me dije se do të flas në Kuvendin e Kosovës.
“Unë jam i ftuar që të vizitojë Kosovën më 27 tetor dhe do të flas në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Sipas tij vetëm forca e ndal tiranin Vladimir Putini. “Për tiranët e tillë, si Putini dhe Millosheviqi, vetëm forca i dal ata”, theksoi ai.