Deputeti ukrainas inicion peticionin online për Zelenskyn, i kërkohet njohja e Kosovës
14 dhjetor 2022
| 12:27
Deputeti i Ukrainës, Oleksy Goncharenko, ka nisur zyrtarisht një peticion online drejtuar presidentit Volodymyr Zelensky për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Goncharenko ka bërë me dije nëse aplikacioni mbledhë 25 mijë nënshkrime, atëherë presidenti është i obliguar të përgjigjet.
“Sapo plotësova peticionin për presidentin e Ukrainës me kërkesën për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti duhet të reagoj. Ukraina duhet ta mbështesë tani Kosovën” ka shkruar ai në “Twitter”.
Deputeti Oleksy Goncharenko njihet për qëndrimet e tij të forta pro Kosovës. Ai e ka vizituar Kosovën muaj më parë.