Deputeti Zeka kërkon burgosjen e ministrit Pal Lekaj ose të Lutfi Zharkut
20 qershor 2018
| 12:28
Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka kërkuar burgosjen e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj ose të Lutfi Zharkut, për faljen e 53 milionë eurove kompanisë “Bechtel-Enka”.
“Kam kërkuar burgosjen ose të ministrit Pal Lekaj, ose të Lutfi Zharkut, për faljen e 53 milionë eurove kompanisë Bechtel-Enka. Kam fol për plaçkitjen nga ATK ja që po ju bënë bizneseve. Për TVSh-në. Për lirimin e diasporës nga çdo tatim…”, ka shkruar Zekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.