Deputeti Zeka kërkon të bëhen publike shpenzimet për festimin e Pavarësisë
14 mars 2018
| 12:47
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka kërkuar që të bëhen publike të gjitha shpenzimet që janë bërë për festimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”.
Sipas tij, në këto raste më së shumti vidhet. Zeka ka kritikuar mbajtjen e dy posteve nga zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu, ai ka kritikuar edhe udhëtimet e zëvendësministrave nëpër shtetet e Evropës me paratë e taksapaguesve.
Deputeti Zeka në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të komunitetit serb në Kosovë.