Deputeti Zeka: Kuvendi paguan 6 000 euro në muaj vetëm qera për vetura

28 tetor 2018 | 13:27

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka bërë me dije se Kuvendi i Kosovës paguan 6 mijë euro vetëm qera për vetura.

“Një lajm për gazetarët që përcjellin Kuvendin. Ju ish-kolegët e mi të vjetër që e përcillni Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju që gjithë ditën lodheni e sterlodheni duke punuar në kushte tepër të vështira, pa shkoni e pyeteni kryetarin Kadri Veseli se si ka mundësi që Kuvendi paguan 6 000 euro ne muaj vetëm qera për makina( jashtë shpenzimeve) për makina të dedikuara për grupet parlamentare, por që shefat e këtyre grupeve, duke përfshirë edhe atë të Nismës, i kanë kthyer në prona private. I vetmi grup parlamentar që ka punësuar një shofer dhe që makina përdoret për nevojat e deputetëve të grupit është ai i LVV-së. P.sh: Avdullah Hoti e vozite vet dhe e shfrytëzon vet. Njësoj vepron edhe Bilall Sherifi, bashkë me të tjerët”.

“Kuvendi nuk ‘ka’ pare për nga një laptop, ku 50 mijë euro harxhohen në vit për fotokopje, a paska 72 000 euro në vit vetëm për këto makina shtesë që të paguajë qera, a si deputet nuk kemi fond qoftë edhe një gazetë ditore…!!! Me thënë marre, pak është!”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet është zhvilluar…