Deputeti Zeka: Ta votojmë demarkacionin për inati të Listës Serbe

20 mars 2018 | 18:49

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit, e ka bërë një krahasimin të marrëveshjes së demarkacionit me atë të Rambujesë.

Zeka ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë, Kosova ka përfituar shumë dhe i janë hapur shumë rrugë të tjera. Ai ka thënë se edhe me kalimin e demarkacionit përfitimet do të jenë të shumta.

Deputeti Zeka ka thënë se për shkak të deputetëve të Vetëvendosjes dhe të atyre të pavarur do ta votojë marrëveshjen e demarkacionit, raporton “lajmi.net”.

Më tutje, ai ka thënë se për inat të Listës Serbe duhet të votohet kjo marrëveshje. “Është moment historik dhe, për inati të Listës Serbe, ta votojmë këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në fjalën e tij para…