
Deputetit britanik: E mbështesim Kosovën dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në dialog
Deputeti britanik i Partisë Laburiste, Alex Sobel ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë plotësisht Kosovën në rrugëtimin e saj.
Ai ka thënë se ata janë të gatshëm që të ndihmojnë në dialogun Kosovë-Serbi dhe ta kenë rolin e tyre.
Por, për këtë Sobel tha se duhet pajtim i të gjitha palëve.
“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë plotësisht Kosovën, qoftë sa i përket njohjes nga vendet e tjera e anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare… Kanë kaluar 14 vite negociata tash mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe Mbretëria e Bashkuar dëshiron të inakurojë këtë proces, të luajmë rolin tonë, të vijmë e t’i tregojmë presidentes, Vjosa Osmani që jemi këtu të përkrahim Kosovën dhe gjithashtu vizitoi Beogradin. Mendoj që Mbretëria e Bashkuar është gati ta luajë rolin e saj… Do të duhej pajtimi i të gjitha palëve për rolin e Mbretërisë së Bashkuar në këtë proces. Ndërmjetësuesi kryesor sigurisht është Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ai në një intervistë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.