Deputetit Etem Arifi i shtyhet afati për vuajtjen e dënimit me burg

30 prill 2020 | 19:14

Deputeti nga Partia e Ashkalinjve të Kosovës, Etem Arifi, nuk do të shkojë në burg për vuajtje të dënimit pasi që Gjykata Themelore ka vendosur që t’ia shtyjë këtë vendim deri më 29 qershor 2020.

Ai është i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg për mashtrim me subvencione, njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv për shtyrjen e dënimit e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Me datë 27.04.2020, i dënuari për herë të dytë ka bërë kërkesë për shtyrje, e cila kërkesë me datë 28.04.2020 i është aprovuar për 2 muaj tjerë. Tani i dënuari E.A duhet që më datën 29.06.2020 të lajmërohet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të filluar vuajtjen e dënimit me burg”.

Arifi do të jetë i lirë për të lëvizur deri më 29 qershor, por nuk dihet nëse ka të drejtë të ushtrojë detyrën e deputetit.

Klan Kosova ka provuar të marrë një përgjigje nga Sekretariati i Kuvendit e Kosovës, por ende nuk janë përgjigjur.

Po ashtu, Gjykata Themelore nuk ka dhënë arsyen pse është marrë vendim që t’i shtyhet burgimi.

Aktgjykimi nga Gjykata e Apelit ndaj të dënuarit Arifi është bërë i plotfuqishëm me datën 20.08.2019.

Kur me datën 10.02.2020 Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar Urdhëresë që i dënuari me datë 09.03.2020 të lajmërohet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg, ai shtatë ditë më herët ka bërë kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, e cila kërkesë me datë 04.03.2020, i është aprovuar dhe i është shtyrë ekzekutimi për 2 muaj, herën e parë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli francez, Nabil Fekir dëshiron të qëndrojë te Real Betisi…