Deputetit Reçica i dhurohen dy vëllime ‘Ilegalja Shqiptare – Pararendëse e Rrënimit të Jugosllavisë’

12 maj 2023 | 11:48

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, deputeti Elmi Reçica ka pritur në takim dr. Skënder Asanin, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup dhe Izmit Nurën, zëvendësdrejtor i Agjencisë së Mërgatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast, ai ka pranuar botimin e dy vëllimeve të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, me seli në Shkup, me titullin “Ilegalja Shqiptare – Pararendëse e Rrënimit të Jugosllavisë – Dokumente Analitike të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë 1980-86 (Vellimi I) dhe 1980-87/88 (Vellimi II)”.

Deputeti re Reçica ka thënë se ky është një kontribut i çmuar për zbardhjen e punës së jashtëzakonshme që kanë bërë gratë dhe burrat e atdheut për të realizuar liritë dhe të drejtat kombëtare në kuadër të shtetit jugosllav si dhe kontributi i shqiptarëve në shkatërrimin e këtij shteti.

“Dokumentet arkivore të cilat do të dalin në vijim do të dëshmojnë se  Lëvizja Kombëtare Shqiptare në ish Jugosllavi, pararendësja e Ushtrive tona Çlirimtare, ka qenë e mirë organizuar dhe e vendosur që shqiptarët të kenë lirinë dhe të drejtat e tyre deri në krijimin e shtetit”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austriakët janë duke u treguar skeptikë për integrimin e Kosovës…