Deputetit të LDK-së ia shpërthejnë gomat e veturës, rastin e lajmëron në polici

13 dhjetor 2020 | 16:02

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka bërë me dije se persona të panjohur, ia kanë shpërthyer gomat veturës së tij.

Ai ka hedhur dyshime se gomat e veturës i janë shpërthyer me thikë, ndërsa për këtë rast ka njoftuar se e ka lajmëruar edhe Policinë e Kosovës.

“Sot rreth orës 11:00 kam vërejtur se katër gomat e veturës time, brenda garazhës në banesën ku banoj, janë shpërthyer, si rrjedhojë e shpuarjës me thikë. Rasti është lajmëruar në polici, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe e ka kryer punën e saj me profesionalizëm. Me këtë rast e falënderoj Policinë e Kosovës dhe kërkoj që rasti të trajtohet dhe të zbardhet në tërësi”, ka shkruar Manaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 1 person

Më tutje, ai ka thënë se nuk ka pasur me askënd ndonjë problem personal.

“Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim. Duke marr parasysh që rasti është tani në procedurë hetimore, kërkoj mirëkuptimin e medieve që përtej këtij njoftimi, nuk mund të jap deklaratë tjetër, lidhur me këtë rast”, ka shkruar Manaj.

Image may contain: carNo photo description available.No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prokuror me detyrë në kryeqytetin Kabul të Afganistanit ka…